Haradinaj kërkon përgjigje nga shteti për vdekjen e Astrit Deharit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon përgjigje nga shteti për vdekjen e Astrit Deharit

    Insajderi
    05 November 2016 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja e Astrit Deharit, një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trishtë për Kosovën, ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj ka theksuar se “kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend”.

    “Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren.Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh Haradinaj.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili po mbahej prej 68 ditësh në paraburgim, vdiq sot tragjikisht në Prizren. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark