×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Klika e Kurtit dhe vet ai, janë kriminelë

    Insajderi
    11 July 2024 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

    Ai e ka quajtur kriminel kryeministrin Albin Kurti dhe “klikën e tij”.

    “Ne na ka pengu Kurti me qenë të pavarur nga krizat energjetike. Ky është i poshtër, ky i poshtër ka bë krim. Krim energjetik i ka bërë Kosovës, krim politik, krim të sigurisë se energjia nuk është vetëm para, energjia është siguri. Për energji bëhen luftërat sot, për burime të energjisë, për furnizim të energjisë”, tha Haradinaj në Pressing në T7.

    Sipas tij Kurti nuk i shërben Kosovës.

    “Kurtit ja kom lexu herët agjendat, ky nuk i shërben Kosovës, nuk i shërben agjendës sonë Euro-Atlantike”, u shpreh Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark