Haradinaj: Kosova dhe Serbia duhet t’i kryejnë obligimet që dalin nga marrëveshja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Kosova dhe Serbia duhet t’i kryejnë obligimet që dalin nga marrëveshja

    Insajderi
    30 March 2023 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian Tomas Szunyog.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi”, ka thënë ai.

    Sipas tij, implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark