Haradinaj: Kosova duhet të ndërroj qeverinë nëse do të marr pjesë në Samitin e NATO’s në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova duhet të ndërroj qeverinë nëse do të marr pjesë në Samitin e NATO’s në Tiranë

    Insajderi
    26 August 2024 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se për të arritur Kosova në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, duhet ta ndërrojë qeverinë dhe të ketë angazhim të ngushtë më SHBA dhe NATO.

    Ai tha se është mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s.

    “Kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s. Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018”, shkruan ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka paralajmëruar se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s. Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018.

    Por, për të arritur që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë Qeverinë më 2025 dhe të kemi dy vjet pandalur në angazhim të ngushtë me SHBA dhe NATO. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark