Kryetari i AAK dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se pjesëmarrja është e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin.
Haradinaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese.
“Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin.
Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!
Jemi bashkë!”, ka shkruar Haradinaj