×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar

    Insajderi
    10 October 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se vendi po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar, shkruan Insajderi.

    Ai theksoi se qeveria nuk respekton arritjet e Kosovës dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    “Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë protagonistë. Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj,” shkruan ish-kryeministri, duke sugjeruar një mungesë të thellë respekti për historinë e vendit.

    Haradinaj shkon edhe më tej, duke akuzuar qeverinë se nuk nderon komandantët e UÇK-së, përveç rasteve kur u shërben interesave të tyre politike.

    “Edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë. Po të ishin të gjallë, do t’i quanin kriminelë. Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka”, tha Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark