Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se krimet e Reçakut të ndodhura para 25 vitesh janë një akt ç’njerëzor që tronditi mbarë botën demokratike dhe shtyri Perëndimin të mobilizohej dhe të ndalojë me forcë shfarosjen e një populli të tërë, shkruan Insajderi.
Haradinaj, përmes rrjetit social Facebook, ka falenderuar ish-ambasadorin amerika, William Walker, i cili përkufiozi maskarën si krim kundër njerëzimit.
“Para 25 vitesh, një akt ç’njerëzor tronditi mbarë botën demokratike dhe shtyri Perëndimin të mobilizohej dhe të ndalojë me forcë shfarosjen e një populli të tërë.
Postimi i tij i plotë:
Masakra e Reçakut, mbetet simboli i krimit gjenocidal që aparatura shtetrore ushtarake serbe kreu në Kosovë. Ajo bëri kthesën e madhe historike duke prekur thellë në ndërgjegjjen e kombeve të fuqishme për të lëvizur me NATO-n në krye me ShBA-të.
Sot, në nderim martirëve të kësaj masakre, kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.
Me respekt të thellë do të kujtojmë gjithmonë ata që me flijimin e tyre u bënë themelet e lirisë sonë!
Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan, William Walker, që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit. Në të njëjtën kohë, falënderojmë Amerikën e cila ishte krah nesh në të gjitha periudhat historike.
Në këtë përvjetor të masakrës së Reçakut, theksohet edhe më shumë nevoja për stabilitet dhe më shumë paqe në rajon e botë. Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj duke qenë në rresht si anëtare e NATO-s së udhëhequr nga miqtë tanë, ShBA-të.“