×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj kritikon Kurtin për mosparaqitjen në prokurori: Kryehajni po e bën Kosovën të duket shtet mafioz

    Insajderi
    17 December 2024 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale, ku ishte ftuar për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

    Haradinaj e cilësoi veprimin e Kurtit si të “paprecedentë dhe të pafalshëm, ”duke akuzuar kryeministrin për përfshirje të drejtpërdrejt në korrupsion dhe për krijimin e një ambienti të mbrojtur për të korruptuarit”.

    Mendoj që sjellja e Kurtit është e paprecedentë. Pra është i pafalshëm, një sjellje e tillë, nuk është se është e re, ai ka sulmuar organet e rendit, të ligjit e ka sulmuar prokurorinë, ka mbrojtur të korruptuarit. Mirëpo edhe akti i mosshkuarjes është i paprecedente, i pafalshëm. Mendoj që kjo dëshmon se si nuk është me ligjin, ai është me të korruptuar me korrupsionin, me hajnin. Po të mos ishte i përfshirë në korrupsion, mos të mos ishte shefi i atyre që janë përfshirë në korrupsion, po të mos i kishte ato lidhjet e shkurt, ndoshta edhe s’do të kishte pas arsyeje me ikë”, ka thënë kryetari i AAK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark