Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Ditën e Çlirimit të Jabllanicës së Dushkajës.
“Për familjet e dëshmorëve që pushojnë këtu, por edhe anembanë vendit, për luftëtarët, veteranët, invalidët dhe të gjithë ata që ndihmuan në lirinë e vendit tonë që ne të jetojmë në liri pas shumë shekujve, këtë e mundësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Luftëtarët e Shqiponjës kanë qenë shumë të zotët. Secili prej tyre meriton që të tregohen zotësitë e tyre luftarake në luftë”, tha Haradinaj.
Tutje, Haradinaj tha se ushtria serbe ka ikur e turpëruar nga kjo betejë, duke i lënë aty të gjitha gjërat e tyre, edhe ato personale.
“Ndoshta nuk është rastësi që Jabllanica e feston Ditën e Çlirimit në maj. Pra Jabllanica është rimarrë prej forcave serbe nga UÇK-ja, në këtë ditë dhe po në këtë kohë, ka qenë mesditë. Ushtria serbe kanë shënuar një turp të madh, pasi që kanë ikur këmbë dhe i kanë lënë këtu të gjitha pajisjet, edhe ato personale”, tha Haradinaj.