Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj: U përball me forcat pushtuese për të shpëtuar shokun e plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj: U përball me forcat pushtuese për të shpëtuar shokun e plagosur

    Insajderi
    04 December 2024 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroinën Mervete Maksutaj në përvjetorin e përjetësimit.

    Haradinaj ka thënë se akti i saj sublim në Spitalin e Pejës, mishëron vetëmohimin më të lartë për atdheun.

    “Në altarin e lirisë, heroina Mervete Maksutaj shkroi me gjakun e saj një nga faqet më fisnike të historisë sonë. Akti i saj sublim në Spitalin e Pejës, ku u përball me forcat pushtuese për të shpëtuar shokun e plagosur, mishëron vetëmohimin më të lartë për atdheun”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se rënia e saj heroike mbetet dëshmi e gjallë e çmimit të shtrenjtë për Kosovën e lirë

    “Trimëresha e Dukagjinit na mësoi se dashuria për liri është më e fortë se vdekja, duke u bërë kështu simbol i përjetshëm i guximit dhe sakrificës supreme. Rënia e saj heroike mbetet dëshmi e gjallë e çmimit të shtrenjtë që populli ynë pagoi për Kosovën e lirë. Lavdi të përjetshme Mervete Maksutaj!”, është shprehur Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark