Sot është ditëlindja 78-të e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në ditën e lindjes e tij kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se Presidentin Rugova e kujton si një personalitet i një politike humane e paqësore.
Ndër të tjera Haradinaj tha se e ka pasur nderin që ka punuar me të në vitet e lirisë.
“Sot, në ditëlindjen e tij, Presidentin Rugova e kujtojmë si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. E kam për nder që kam punuar me të, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale. Urime ditëlindja President Rugova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot, në ditëlindjen e tij, Presidentin Rugova e kujtojmë si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.
E kam për nder që kam punuar me të, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale.
Urime ditëlindja President Rugova!