Haradinaj kujton Skënderbeun, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Trashëgimia e këtyre burrave gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton Skënderbeun, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Trashëgimia e këtyre burrave gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën

    Insajderi
    17 January 2025 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 557 vjetorin e vdekjes ka kujtuar heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

    Po në këtë datë, Haradinaj kujton edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 43 vjetorin e rënies së tyre.

    “Trashëgimia e këtyre burrave të mëdhenj, përfshirë edhe deputetin Smajl Hajdaraj të cilin e përkujtojmë sot në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta, gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën për një Kosovë më të mirë. Nga Skënderbeu që na mësoi forcën e bashkimit, e deri te dëshmorët që e vulosën me gjak këtë liri – të gjithë na lanë një mësim të pathyeshëm: bashkimi dhe sakrifica për atdhe janë rruga e vetme drejt përparimit kombëtar. Lavdi!”, shkruan Haradinaj në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark