Haradinaj: Kur i them Kurtit ‘shko’ nuk e kam personale me të, ne po dojmë me u zhvillu ky vend – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj: Kur i them Kurtit ‘shko’ nuk e kam personale me të, ne po dojmë me u zhvillu ky vend

    Insajderi
    14 January 2025 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i AAK-së dhe partnerëve të koalicionit për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim nga tubimi që koalicioni e ka pasur në Suharekë.

    Ai ka lavdëruar fillimisht qytetarët e Suharekës për punën që e bëjnë.

    “Njerëzit e Suharekës edhe të pamundshmen dinë me e bë të mundshme. Kryetar Muharremaj faleminderit për punë e angazhim. Ne kemi ardhë sot si ekipë e madhe, si koalicion fitues për Kosovën Fituese…Edhe sot kisha pas qef kjo kulturë e kjo mënyrë e punës, e ky pasion për sukses, për fitore, për vepra, ashtu si bohet në Suharekë, me ndodhë në krejt Kosovën. Pra me u punu për Kosovën në të gjithë vendin”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj shtoi se situatë ndreqet nëse “fillohet prej sigurisë” dhe ai u shpreh i bindur se koalicioni do ta anëtarësojë Kosovën në NATO, me proces të përshpejtuar.

    “4 vjet nuk kanë qenë në rreguull, as qeverisja as punët tona, asnë planin e brendshëm e as në planin e jashtëm, Si me e ndreqë situatën dhe me e ndreq njëherë e përgjithmonë. Duhet me ia fillu prej sigurisë. Siguria duhet me konë e plotë dhe e përjetshme. Duhet me i rritë investimet në mbrojtje gjithsesi. E vetmja mënyrë me u siguru përjetësisht, është me u anëtarësu në NATO…Plani aksional për anëtarësim në NATO, është rruga drejt NATO-s dhe e shkurton kohën…Unë besoj që koalicioni 137 e shkurton kohën dhe më shpejt e sigurt hyjmë në NATO. Po hyjmë në NATO për sigurinë ekonomike, për sigurinë energjetike”, tha ai.

    Tutje foli edhe për kryeministrin Kurti, për të cilin tha se kur i thotë ‘shko Albin’, nuk e ka me të personalisht.

    “Ne do të vazhdojmë me punë bashkë edhe kur po i thojmë Qeverisë shko dhe Kurtit, nuk është se e kemi me të personalisht, as me njerëz rreth tij, nuk është ashtu. Ne e kemi me vendin tonë, ne po dojmë me shku Kosova përpara, ne po dojmë me u zhvillu ky vend. Ne po dojmë që në vend të Kurtit me qenë një shkollë si e juaja, si ajo e e Bali Muharremajt, njerëzit që punojnë”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark