×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti s’mori pjesë në festën e Pavarësisë së Amerikës, ndonëse ishte në Prishtinë

    Insajderi
    22 July 2024 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në festën e Pavarësisë së Amerikës, ndonëse sipas tij ishte në Prishtinë.

    Haradinaj deklaroi “i bindur” se kryeministri, Kurti ka qenë në Prishtinë, por që nuk ka shkuar në manifestimin qendror të 4 korrikut.

    Haradinaj e “akuzoi” Kurtin për marrëdhënie të “pabesa” ndaj aleatëve të Kosovës.

    “Kosova ka gjendjen e përkeqësuar. Dita e 4 korrikut që është festuar më 2 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në Prishtinë, por nuk ka qenë pjesë e ngjarjes vjetore e 4 korrikut; e obligon vendin nikoqir. Kryeministri nuk shkon askund në atë datë. Goditja e radhës e ardhur me këto pasaporta është rezultat i marrëdhënieve të pabesave që I ka zhvilluar kryeministri me aleatët. Aleatët po i kthejnë në çdo mundësi një lloj padrejtësie, goditje për shkak të Kurtit dhe sjelljeve të tij me aleatë”, deklaroi Haradinaj në RTV Dukagjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark