×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti të dal e të tregoj se ia ka dhënë detyrë Mimozës me bisedu me Radoiçiqin

    Insajderi
    11 October 2024 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarii i AAK-së, Ramush Haradinaj po thotë se bisedat e Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radoiçiq nuk kanë qenë kryenëvete, por detyrë e dhënë nga kryeministri Albin Kurti.

    Haradinaj po shpreson se do të ketë ndryshime më 9 shkurt, pasi sipas tij, Qeveria Kurti po ia vështirëson SHBA-ve që ta përkrahë Kosovën.

    Ai bëri të ditur se është takuar edhe me emisarin e SHBA-ve, Alexander Kasanov, me të cilin ka diskutuar rreth vështirësive të vendit.

    “Jam takuar me Kasanov, kemi shprehur konsideratën tonë për angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, edhe në këtë vizitë. Është diskutuar për vështirësitë që  ka përpara Kosova, e vërtetë që ShBA- ja e përkrahë Kosovës për kundër vështirësive që i shkakton Qeveria e Kosovës”.

    “Ka shpresë që do të ndodhin ndryshime nga ne me 9 shkurt. Edhe këtu shihet dyfytyrësia e Kurtit sepse Kusari-Lila nuk e ka bërë në krye në vete por detyrë prej Kurtit dhe do të duhej të dilte dhe të tregonte se unë e kam dhënë detyrën. Le t’i qesin krejt faktet, faji më i madh i Lilës nuk është biseda me të edhe pse është faj, por faji me i madh është që e ka bërë fshehtë. Ne nuk jemi fshehur më kë jemi takuar i kemi tregu Kosovës”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark