Haradinaj: Kush vetëlavdërohet dhe mburret se s’na duhet Amerika, nuk është me këtë popull - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kush vetëlavdërohet dhe mburret se s’na duhet Amerika, nuk është me këtë popull

    Insajderi
    24 March 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rikujtuar shënimin e 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga aty, ai përmendur rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çlirimin e Kosovës.

    Gjatë fjalës së tij, Haradinaj theksoi se është një “mallkim” të harrohet ndihma e Amerikës, e cila luajti rol kyç në bombardimet e NATO-s që çuan në çlirimin e Kosovës nga forcat ushtarake të Sllobodan Millosheviqit.

    “Është mallkim nëse ne vetëlavdërohemi dhe harrojmë ndihmën e atyre që na kanë dhënë në kohën më të vështirë të jetës tonë. Është mallkim t’ia rrahim krahët njëri-tjetrit dhe të themi se nuk kemi nevojë për askënd, se ne vetë e ruajmë lirinë tonë,” tha Haradinaj, duke potencuar se aleanca me Amerikën është jetike për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.

    Ai gjithashtu theksoi se çdo përpjekje për të nënvlerësuar këtë aleancë është një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

    “Kush vetëlavdërohet, kush mburret, ta dini se nuk ka vend për këtë popull dhe këtë vend,” shtoi Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark