Haradinaj: Kushtetuesja do duhej t’ua njihte të drejtën edhe partive tjera për formim të kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kushtetuesja do duhej t’ua njihte të drejtën edhe partive tjera për formim të kuvendit

    Insajderi
    09 July 2025 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka ardhur koha e sanksioneve nga Gjykata Kushtetuese ndaj atyre që po bllokojnë procesin.

    Haradinaj u shpreh në Rubikon se një nga sanksionet do të duhej të ishte, heqja e të drejtës së partisë së parë për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit është nuk i bënë numrat, e këtë të drejtë t`ua kaloj grupeve tjera parlamentare.

    “Meqenëse në këtë shqyrtim Gjykata Kushtetuese nuk e ka dhënë sanksionin, mendoj se po vjen koha e sanksionit. Një sanksion është me ia hekë të drejtën atij që po bllokon e nuk po mundet me i ba numrat në këtë rast të parit e me ia kalu të dytit. Edhe një sanksion më i rëndë është me sanksionu krejt shoqërinë, me i shpallë zgjedhjet. Unë besoj se do të ishte në rregullt me ia dhanë të drejtën grupeve tjera pra të dytit me zgjedh kryetarin e kuvendit, e nëse të dytët nuk arrijnë me pa se çka ka sanksione tjera. Koha po shkon shpejt e ne jemi peng i Kurti, e ka nda mendjen me i bë keq Kosovës”, tha Haradinaj në Rubikon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark