×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj lëshon takimin me Kurtin dhe opozitën, shihet duke dal nga Qeveria

    Insajderi
    08 November 2022 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke dalë nga takimi me kryeministrin Kurti dhe dy liderët e opozitës Abdixhikun e Krasniqin, që u planifikua të fillonte sot në orën 08:00.

    Nuk dihet arsyeja e largimit, pasi Haradinaj nuk është prononcuar për media.

    takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës kishte filluar në orën 08:00.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim krerët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

    Ftesës për takim sot në mëngjes i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark