Haradinaj: Lirimi i tre policëve nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Lirimi i tre policëve nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur

    Insajderi
    26 June 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lirimi i tre policëve të Kosovës nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre.

    “Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre. As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij në Facebook.

    Sipas Haradinajt Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme politike të regjimit në Serbi dhe të qeverisë në Prishtinë.

    “Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme e kalkuluese politike të regjimit në Serbi, apo të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë në Prishtinë, e cila çoi në rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj, për më shumë se dhjetë ditë”, është shprehur Haradinaj.

    Tutje Haradinaj ka thënë se lirimi i tyre është bërë i mundur falë ndërhyjrjes së diplomacisë amerikane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark