Haradinaj: Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm me emra të njohur të dijes e të politikës – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj: Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm me emra të njohur të dijes e të politikës

    Insajderi
    28 January 2025 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është kombinim i mrekullueshëm.

    Sipas tij në këtë listë ka emra të njohur të dijes dhe politikës.

    “Lista 137 – Kombinimi i përvojës me vrullin rinor. Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm. Me emra të njohur të dijes e të politikës, me njerëz që nuk janë zbrapsur para asnjë sfide në 30 vjetët e fundit. Me pothuajse gjysmën e listës, emra që garojnë për të parën herë. Të gjithë të përgatitur për vizionin tonë për Kosovën Fituese, e që është: Kosova në NATO, me ekonomi të zhvilluar, drejtësi dhe mirëqenie të përgjithshme. 137 për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark