Haradinaj: Marrëveshja e Kumanovës i dha fund regjimit serb në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj: Marrëveshja e Kumanovës i dha fund regjimit serb në Kosovë

    Insajderi
    09 June 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri, duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit.

    Sipas Haradinajt, rreshtimi i NATO-s në krye me SHBA-në krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

    “Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishte vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij në Facebook.

    Mes tjerash, ai ka thënë se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

    “Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë”, ëështë shprehur Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark