Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi

    Insajderi
    02 February 2025 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka mbajtur tubim zgjedhor në Junik.

    Ai tha se në komunën e Junikut kanë në plan t’i vazhdojnë investimet infrastrukturore dhe investimet për zhvillimin e turizmit.

    Në Junik do të vazhdojmë investimet infrastrukturore dhe investimet për zhvillimin e turizmit.

    Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi dhe do të ndajmë grante pa kthim për të rinjtë që hapin biznese.

    Pensione jo më të vogla se 500, e paga mesatare mbi 1000 euro.

    Bursa për të gjithë studentët, si në universitete publike ashtu edhe në ato private.

    Energji elektrike 24 orë, me çmim të paktën 20 përqind më të lirë.

    Ishim bashkë me junikasit që nga dita e parë e themelimit të komunës. Sonte u dëshmua vazhdimësia, me përkrahjen e tyre madhështore për vizionin e Kosovës Fituese.

    Junik, faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme“, ka thënë Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark