Haradinaj: Më 2 maj do të dihet gjithçka për Asociacionin, propozimi do të jetë “merre ose lere” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Haradinaj: Më 2 maj do të dihet gjithçka për Asociacionin, propozimi do të jetë “merre ose lere”

    Insajderi
    29 April 2023 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar pritjet e tij për takimin e radhës Kurti-Vuçiq, i cili do të mbahet më 2 maj në Bruksel.

    Ai ka bërë me dije se në këtë takim do të sqarohet çdo gjë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kompetencat që do të ketë ai.

    Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se Kosova duhet të sigurohet që statuti i Asociacionit të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    Jo vetëm në vija të trasha, por çdo gjë do të sqarohet. Ajo që na inkurajon është qëndrimin i ambasadorit amerikan në OKB, i cili në një far mënyre e tha se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ajo që duhet të sigurohemi është produkti final, sepse tani nuk po flasim për ide, por për statut. Pra, ai duhet të kalon nëpër procedura të brendshme. Që i bije se duhet të shqyrtohen në Gjykatë Kushtetuese. Ne duhet të sigurohemi që statuti e Asociacionit të bëjmë në përputhje me Kushtetutën tonë”, ka thënë Haradinaj.

    I pari i AAK-së ka bërë me dije se në këtë takim nuk do të ketë hapësirë për të negociuar palët.

    Ai ka treguar se tani është shumë vonë që propozimet e palëve të merren parasysh nga ndërmjetësit.

    Unë e shoh një hapësirë shumë të vogël manovruese. Sepse nuk ndodh negocimi kur ke propozim prej ndërmjetësit. E vetmja mënyrë e suksesshme e arritjes te rezultati final është kur t`i herët, pra se me fillu procesi zyrtar e propozon një rezultat të një procesi që ka me fillu dhe bashkëpunojnë me aleatët me arritë deri atje. Nëse ti iu ke ikur aleatëve gjithë kohen, atëherë është e pamundshme që kur të vijnë ata me propozim, ti me nxjerr propozim tënd”, ka thënë ai.

    Haradinaj ka kritikuar kryeministri Kurti dhe presidenten Osmani për qasjen që e kanë ndjekur në procesin e dialogut me Serbinë.

    Ai ka thënë se institucionet e Kosovës iu kanë shmangur aleatëve për këtë proces.

    Kurti, zonja Osmani, këto institucione të Kosovës iu kanë ikur amerikanëve, janë fshehur prej tyre. Dhe si rezultat i kësaj kemi situatën merr ose lere. Pra, edhe me 2 maj vijmë të i njëjti rezultat: merr ose lere. Pra, propozimi i aleatëve tonë. Por, çka nëse e lenë? Propozimin e kujt je ka e lenë? Nuk është propozim rus, është propozim i aleatëve tu. Edhe pse ne kemi kritika të mëdha për mënyrën se si e ka menaxhua Kurti procesin deri këtu, unë besoj se zgjidhja e duhur për Kosovën është: merr, e ec përpara”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka kritikuar edhe dy partitë tjera opozitare që po e kritikojnë marrëveshjen e fundit të Kosovës me Serbinë.

    Nuk e ndihmojmë veten duke e sulmuar rezultate e dialogut. Me këtë ne nuk kemi punë me Kurtin. Kurti është fatkeqësi e jonë në qeverisje, por rezultati që po të propozohet në tavolinë është amerikan, është evropian. Kjo duhet me e sqaruar të të gjithë vendimmarrësit në Kosovë. Kushdo që pozicionohet kundër marrëveshjes, nuk është kundër Kurtit. Në fund të fundit ky propozim mban vulën, nënshkrimin minimum të QUINT-it dhe veçanërisht të SHBA-ve”, është shprehur i pari i AAK-së.

    Haradinaj tregon pse Kurti i bëri ministra Sveçlën dhe Haxhiun

    I pari i AAK-së, në këtë intervistë, ka shpjeguar edhe modelin e qeverisjes së kryeministrit Kurti.

    Sipas tij, ai është një model unik, i cili bazohet në “lidhje të shkurtër”.

    Haradinaj ka bërë me dije se dy shtyllat kryesore të këtij modeli janë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Kjo tregon për konceptin i qeverisë Kurti. Kurti ka dashur me i nënshtru profesionistet në këta sektor. Pra, ju ka sjellë palën konfliktuoze dhe i ka bërë shefa të tyre. Kjo është një lloj dhunimi që iu bën këtyre sektorëve. Kjo nuk është rastësi sepse Kurti në konceptin e tij si me e qeverisë vendin ai e ka synuar diciplinimin deri në nënshtrim. Besoj se kur ka fituar VV, aty kanë pasur profesionist, që nuk kanë qenë palë konfliktuzore me policinë dhe gjyqësorin. Në vend se me e përzgjedh një person ma neutral dhe mos me qenë pala konfliktuoze, kanë zgjedhur pikërisht këta dy. Për me mbërri të lidhja e shkurtër ai iu ka frikësuar këtyre dy sektorëve”, ka thënë ai.

    Më tej, ai ka treguar se Albin Kurti qeverisjen e tij e bazon vetëm tek njerëzit e besueshëm të tij.

    E shoh modelin që ka zgjedhur Kurti për qeverisje. Ky model quhet lidhja e shkurtër. Ky iu ka besuar vetëm njerëzve që janë armiq të të tjerëve. Me këta njerëz ai ka krijua lidhje të shkurtër, që nuk është më në bazë të përgjegjësive kushtetuese, ligjore, por është ajo lidhja e shkurtër korruptive. Këta njerëz njëri-tjetrit ia falin çdo gjë. Nuk besoj se modeli që po e zbaton Kurti në Kosovë ka ndodhur në vende tjera në tranzicion. Ky është një model unik, ku është lidhja e shkurtër dhe ku janë dostat. Pra, janë vetëm njerëz që janë misheru me njeri tjetrin”, ka thënë ai.

    Sipas tij, ky model një ditë do ta fundos edhe kryeministrin Kurti.

    “Kryeministri nuk mund sot me dal me prokurorin, por mbetet me dostat. Pra, e ka të pamundur me u nda prej dostave. Unë ia dhashë një këshill, se sa do që është e vështirë dhe e dhimbshme, ndaju sot, se dostat pastaj të marrin me veti. Pra, ky sistemi lidhje e shkurtër korruptive e dostave do ta përfshin krejt kupolën. Kurti është shefi i tyre”, është shprehur Haradinaj.

    Veprimet për hapjen e Urës së Ibrit duhet të koordinohet me aleatët

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mirëpritur vendimin për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim.

    Megjithatë, ai ka thënë se ky veprim duhet të bëhet në koordinim me aleatët.

    E mirëpresim si vendim, mirëpo besoj se krahas vendimit kërkohet një plan serioz për realizmin këtij vendimi. Pra, duhet të këtë një plan serioz të qeverisë, po ashtu të koordinuar mirë me aleatët tonë të sigurisë. Pra, është një ide e mirë dhe e mirëpresim.” – ka thënë ai.

    Haradinaj tutje ka thënë se ura duhet të hapet dhe sipas tij është e pashmangshme që me pas komunikacion të lirë.

    “Besoj që një ditë ura duhet me u hap. Është e pashmangshme që me komuniku dhe me pas komunikacion të lirë, qarkullim të lirë të automjeteve, të mallrave, të njerëzve. Por, zbatimi i këtij vendi don kujdes nga të gjithë. Në radhë të parë nga institucionet e Kosovës, institucionet e sigurisë duhet të bashkëpunojnë me aleatët tonë në këto veprime.”, ka thënë Hardinaj.

    I pari i AAK-së tutje ka thënë se të gjitha veprimet në veri duhet të bëhen në bashkëpunim me aleatët tonë.

    Sipas Haradinaj duhet të jetë një plan i përbashkët dhe mirë i analizuar me aleatët, dhe jo të veprohet me taktika guerile ndaras nga aleatët.

    Të gjitha veprimet në veri duhet të bëhen në bazë të një plani të përbashkët me institucionet e sigurisë së Kosovës dhe të aleateve tonë. Ju kujtohet gabimi i qeverisë tonë që mos me shku në bazë të propozimin amerikan për tabelat dhe që atëherë e kemi një përkeqësim të gjendje atje, sidomos të juridiksioni të Kosovës atje”, është shprehur ai.

    Intervista e plotë e Ramush Haradinaj do të publikohet e plotë të hënën në gazetën Nacionale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark