Haradinaj me plotë emocion paraqitet sot para Gjykatës në Hagë, fillon të qaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj me plotë emocion paraqitet sot para Gjykatës në Hagë, fillon të qaj

    Insajderi
    11 January 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

    Gjykatësi bëri të ditur se seancën e parë për këtë vit do të fillohet të paraqiten të gjitha provat dhe të dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së të akuzuarve.

    Duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorit, Haradinaj tregoi edhe për arrestimin dhe dënimin e vëllait të tij dhe u përlot.

    “Ai është dënuar 3 vjet e gjysmë kur ishte 16 vjeç… Është i burgosuri politik më i ri në Evropë. Unë jam i dyti, derisa u arrestua vëllai, unë kam qenë i burgosuri politik më i riu në Evropë”, tha ai, duke u mundur të mbajë lotët.

    Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020, prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

    Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

    Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark