Haradinaj: Me Rugovën punova bashkë për të mirën e Kosovës, nuk e keqpërdori për fushatë emrin e tij  - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj: Me Rugovën punova bashkë për të mirën e Kosovës, nuk e keqpërdori për fushatë emrin e tij 

    Insajderi
    28 January 2025 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet në tubimet elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo ku po përmendet në vazhdimësi ish-presidentin, Ibrahim Rugova.

    Haradinaj i ka quajtur si të pavenda këto deklarime.

    “Çka me ju bo këtyne njerëzve që mas 20 e sa vjete, masi kanë pështy e sha e çka s’kanë bo, tash shkojnë e thirren në vlerat e presidentit Rugova”, ka thënë Haradinaj.

    Kreu i AAK-së ka theksuar se me Rugovën ka pasur bashkëpunim të ngushtë, por siç tha ai, nuk po e përmend për fushatë zgjedhore.

    “A beson mu po më vjen marre. Unë nuk po e permeni po më vjen keq. Kur u kanë koha i kam shtri dorën e pajtimit, kemi punu bashkë për të mirën e Kosovës”, ka thënë ai në një debat televiziv. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark