×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nderimi që i bëjmë kategorive të lirisë, na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO

    Insajderi
    18 June 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorin e kombit në përvjetorin e rënies, Basri Canolli-Shpendi.

    Haradinaj ka thënë se Basri Canolli ishte çdo herë i pari në aksione.

    “Sot përkujtuam luftëtarin e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Basri Canolli – Shpendi, djalë nga një familje atdhetare, të përcaktuar qysh herët në rrugën për liri! Basriu do të kujtohet si trim, i guximshëm, çdo herë i pari në aksione e beteja, i përcaktuar të mos lëshojë pushkën deri në çlirimin e vendit”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se nderimi dhe respekti që i bëhet kategorisë së lirisë, na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO.

    “Kategoritë e lirisë janë themeli i sakrificës dhe e lirisë që e gëzojmë sot. Çdo përpjekje e jona për forcimin e lirisë dhe shtetit si frymëzim ka kontributin e kategorive të lirisë. Nderimi dhe respekti që i bëjmë atyre na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”, është shprehur Haradinaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark