Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit për Kosovën Fituese me numrin 137, Ramush Haradinaj, është pritur në Kongresn Amerikan nga kongresmeni Jim Costa, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme.
Haradinaj ka thënë se me Costan zhvilloi takim tejet përmbajtësor, kurse shtoi se Costa është mik i mirë i Kosovës dhe mbështetës i anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“I pritur në Kongresin Amerikan, kam zhvilluar një takim tejet përmbajtësor me kongresmenin Jim Costa, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe mik i mirë i Kosovës.
Ndër më të përkushtuarit për NATO dhe zgjerim, kongresmeni Jim Costa, është përkrahës i anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Në hollësi diskutuam edhe për Planin e Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO, për çka pata mirëkuptimin e mbështetjen e plotë të kongresmenit Costa”, ka thënë Haradinaj.