Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se qëllim i tij do të jetë anëtarësimi në NATO dhe rregullimi i marrëdhënieve me aleatët e Kosovës.
Në takimin përmbyllës në Pejë, ai ka theksuar se do të rregullojë raportet edhe me ShBA-në dhe presidentin Donald Trump.
“Ne me të drejt kërkojmë të anëtarësohemi në NATO direkt, përmes planit aksional, edhe unë ju them po 137 nesër që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Duam të interesohemi në NATO nuk duam të bëjmë eksperimente me sigurinë nacionale, ne nuk duam të bëjmë veprime prapa shpinë të aleatëve tonë e në interes të Rusisë dhe satelitëve të tyre. Ne dikur kemi qenë aq të zot, ne jemi popull i zoti, ne ua kemi marrë zemrat një nga një të gjithë presidentëve të Amerikës, dhe të gjithë liderëve të NATO-s, e popujve tyre dhe na kanë përkrahur”.
“Kësaj here dëshirojmë të kthehemi edhe një herë aty ku na takon, t’ia marrin presidentit Trump sërish zemrën, edhe popullin e Amerikës edhe krejt udhëheqësit e shteteve që na kanë ndihmuar në ditë të vështira. Ne nuk jemi mos mirënjohës ne nuk i mashtrojmë miqtë, ne vërtetë kemi nevojë për presidentin Trump dhe Amerikën”, ka thënë Haradinaj.