Haradinaj në Rahovec: Trefishim i subvencioneve për bujqësi, ujë dhe elektricitet pa ndërprerje – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj në Rahovec: Trefishim i subvencioneve për bujqësi, ujë dhe elektricitet pa ndërprerje

    Insajderi
    06 February 2025 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj, prezantoi në Rahovec planin gjithëpërfshirës për zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit, duke vënë theksin te shndërrimi i Rahovecit në zonë strategjike bujqësore dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve.

    “Me Ligjin e veçantë për bujqësi, Rahoveci do të shndërrohet në zonë strategjike. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Komasacion dhe ndërtimi i Liqenit Akumulues në Zhdrellë do të revolucionarizojnë bujqësinë,” u shpreh Haradinaj para qytetarëve të Rahovecit.

    Në kuadër të projekteve infrastrukturore, kandidati për kryeministër paraqiti planet për zgjerimin e rrugës Rahovec-Malishevë, ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë. Sipas tij, zgjerimi i sistemit të ujitjes nga Liqeni i Dukagjinit do t’i japë energji të re prodhimit vendor.

    “Duke e rritur prodhimin vendor të energjisë, do të sigurojmë energji elektrike pa ndërprerje dhe me çmim 20% më të ulët. Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim, e çdo student do të ketë bursë,” theksoi lideri i Kosovës Fituese, duke shtuar se pagat mesatare do të kalojnë 1000 euro, ndërsa pensionet, përfshirë ato të veteranëve, do të arrijnë në 500 euro.

    Programi parasheh gjithashtu grante pa kthim për bizneset e reja të të rinjve dhe anëtarësimin direkt në NATO, duke synuar një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti për Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark