Haradinaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

    Insajderi
    01 February 2024 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish- kryeministri, Ramush Haradinaj është duke vazhduar vizitat gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Haradinaj ka njoftuar se ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), z. Jeremy Long, shkruan Insajderi.

    Haradinaj ka vleresuar lart rolin e NSC-së dhe Shtëpisë së Bardhë për zhvillimim dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

    “Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO”.

    Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark