Haradinaj në tubim madhështor me Rini:  Grante pa kthim për biznese dhe bursa për të gjithë studentët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj në tubim madhështor me Rini:  Grante pa kthim për biznese dhe bursa për të gjithë studentët

    Insajderi
    05 February 2025 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra të rinj nga Suhareka i janë bashkuar sot tubimit madhështor të organizuar nga koalicioni për Kosovën Fituese, ku kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi planin ambicioz për mbështetjen e rinisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Rinia e Suharekës është shembull i asaj që Kosova mund të arrijë”, u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm që ofron ky qytet në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai prezantoi paketën gjithëpërfshirëse të mbështetjes për të rinjtë, e cila parasheh grante pa kthim për bizneset start-up dhe bursa për të gjithë studentët, pavarësisht nëse studiojnë në institucione publike apo private.

    Kandidati për kryeministër theksoi se qeveria e ardhshme do të ndajë 6% të GDP-së për arsim dhe edukim, një investim strategjik që do të fillojë menjëherë pas 9 shkurtit. “Çelësi i zhvillimit të vendit është i qartë – anëtarësimi direkt në NATO dhe forcimi i aleancës së përhershme me Amerikën”, shtoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e orientimit euro-atlantik të Kosovës.

    Tubimi u karakterizua nga pjesëmarrja masive e të rinjve të Suharekës, të cilët shfaqën mbështetje të plotë për vizionin e prezantuar nga Kosova Fituese. Entuziazmi i tyre reflekton besimin në një të ardhme më të mirë për Kosovën, të bazuar në zhvillim ekonomik dhe integrim ndërkombëtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark