Haradinaj në Viti premton grante pa kthim për hapjen e bizneseve të reja dhe trefishim të subvencioneve për bujqësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj në Viti premton grante pa kthim për hapjen e bizneseve të reja dhe trefishim të subvencioneve për bujqësi

    Insajderi
    01 February 2025 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas tubimit të zhvilluar në Viti, ka thënë se kjo komunë s’do të mbetet anash, ashtu siç e ka lënë qeveria e tanishme e udhëhequr nga Albin Kurti.

    I pari i AAK-së ka premtuar edhe se çmimi i energjisë do të ulet dhe se, do të trefishohen subvencionet në bujqësi.

    Po ashtu, i njëjti ka shtuar edhe se përkrah Amerikës dhe aleatëve strategjik, antarësimin direkt në NATO, do të hapen mundësi të mëdha për investime dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.

    Haradinaj ka premtuar mes tjerash edhe se nuk do të ketë pagë e pension nën 500 euro, dhe se ajo mesatare do të jetë mbi 1000.

    Postimi i plotë:

    Kosova Fituese 137 – fitore për Vitinë e mbarë vendin!

    Vitia nuk do të mbetet anash, siç e la ky pushtet, por, do ta ketë dorën e qeverisë qendrore, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje; lidhje me autostradën e ndërtuar në kohën tonë.

    Nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, e paga mesatare do të jetë mbi 1000.

    Shteti do të mbështet financiarisht punëkërkuesit deri në punësim.

    Çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të paktën 20%.

    Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset, partnere me shtetin, hisenike në projektet kapitale publike.

    Për hapjen e bizneseve të reja, të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim.

    Do të trefishohen subvencionet për bujqësi.

    Me Kosovën përkrah Amerikës dhe aleatëve strategjik, antarësimin direkt në NATO, do të hapen mundësi të mëdha për investime dhe zhvillim të hovshëm ekonomik. Ja sot ja kurrë – 137 Për Kosovën Fituese 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark