Haradinaj: Nëse fiton Kurti ka rrezik real që Amerika të na e heqë mburojën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj: Nëse fiton Kurti ka rrezik real që Amerika të na e heqë mburojën

    Insajderi
    04 February 2025 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i AAK-së, ka thënë se nëse Albin Kurti sërish bëhet kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk do të jetë pozitive për raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në Rubikon ai ka deklaruar se Amerika mund të largojë çdo mburojë që ka për Kosovën.

    “Nuk kam qejf asnjëherë të jap lajmin e keq dhe besoni jam duke e zbutur. Ekziston rreziku real i heqjes së çdo lloj mburoje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën”.

    “Këtë po e them se jo që kam qejf, dhe jo se kam ardhë në atë pikë që me këtë të fitojë vota. Por është rrezik real, por është rrezik real të na hiqet çdo mburojë nga Amerika nëse ky njeri zgjidhet”, ka thënë Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark