Koalicioni AAK-Nisma me partnerët ka mbajtur tubim elektoral në Korishë të Prizrenit.
Haradinaj tha se qytetarëve të këtij fshati i dha fjalën se do ta kenë mbështetjen e shtetit subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.
“Nuk munda pa ardhë me i taku banorët e Korishës. Bujarë e punëtorë, që menjëherë pas luftës për liri, ku bënë sakrifica të mëdha për vendin, iu përveshën punës.
Ju dhashë fjalën që do ta kenë mbështetjen e shtetit, subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.
Në Kosovën ku fitojnë të gjithë, fshatrat si Korisha do e kenë mundësinë e përparimit të hovshëm.
Garantova që çmimi i energjisë nuk do të ngritët dhe do të ulet të paktën për 20%. Që çlirimtarët do të gëzojnë pensionin pa shkëputje nga puna.
Çelësi i zhvillimit tonë është anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën. Kosova është mirënjohëse për ata që ishin me ne që nga fillet e angazhimit për liri, e vazhdojnë të na qëndrojnë edhe sot, si mbështetës të shtetit dhe garantues të sigurisë sonë“, ka thënë Haradinaj.