Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e Tomë Hajdarit, ish-anëtar i kryesisë së kësaj partie, i cili ka vdekur mbrëmë.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të kreut të familjës suaj e të mikut e bashkëpunëtorit tonë të devotshëm, Tomë Hajdaraj. Kontributi i tij shembullor në të gjitha fazat e luftës për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, ishte mbresëlënës! Ne në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë do ta kujtojmë si një shok e mik të sinqertë, dinamik e mendjehapur”, ka shkruar ai në Facebook.
“Prandaj më lejoni që në emër timin dhe të familjes sime, si dhe të të gjithë kolegëve nga AAK, t’iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe dhe të parakohëshme. Prehu në paqe miku im Tomë Hajdaraj”,
Hajdari ka vdekur në moshën 58 vjecare./Insajderi.com