Haradinaj: Nxënësve duhet t’u sigurohen libra falas e jo t’u komplikohet jeta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nxënësve duhet t’u sigurohen libra falas e jo t’u komplikohet jeta

    Insajderi
    13 August 2024 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar vendimin e MASHT’it që edhe këtë vit të subvencionohen prindërit për t’i blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

    Haradinaj ka thënë se nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat e aplikimit falas.

    Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se edhe vitin e kaluar kanë dështuar njësoj me tekstet shkollore.

    “Pushteti në vend që t’i sigurojë tekstet falas, i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme. Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë?”, është shprehur Haradinaj.

    “Pushteti në vend që t’i sigurojë tekstet falas, i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme. Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë?  Në vend që ta rrisin cilësinë në arsim e të mos mbetemi në fund të listës së PISA-s, këta sajojnë armiq imagjinarë në mesin e mësuesve e sindikatave. Në vend që t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, merren me veprime populliste, se mos po shpërqendrohet vëmendja nga problemet reale.  Por, ato po grumbullohen përditë dhe po bëhen të papërballueshme.  Prandaj, numri i mësuesve dhe nxënësve që e kanë braktisur Kosovën, është alarmant.  Nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat e aplikimit falas!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark