Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ngritje të pagave për 6.80 euro.
Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se rritja e pagës për këtë shumë është “ofendimi më i rëndë për punëtorin e Kosovës”, shkruan Insajderi.
Tutje, ai ka kritikuat qeverinë për mos-trajtim me paga të dinjitetshme për punonjësit e arsimit.
“Qeveria aktuale, në vend që të bëhej aleat i mijëra mësuesve dhe arsimtarëve, duke i trajtuar ata me respekt e paga të dinjitetshme, ajo gjatë gjithë mandatit të saj ka vazhduar t’i godasë ata në xhep e në dinjitet, ndërsa sindikatat e arsimit që angazhoheshin për paga e kushte më të mira, t’i shpallë armiqësore. Ofendimi më i rëndë për punëtorin e Kosovës, e posaçërisht për stafin mësimor, ka qenë rritja e pagave për 6.80 euro”, ka deklaruar Haradinaj.
“Të vetëdijshëm se nuk e keni aspak të lehtë, ju uroj më të mirat juve mësues, nxënës e prindër, që të keni forcë e kurajë ta përballoni një vit aspak të lehtë shkollor, me shpresë që të jetë i fundit, kaq i vështirë e me këtë qeveri”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/