Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbetet optimist se këtë vit do të ketë zgjedhje parlamentare. Ai kundërshton kategorikisht mundësinë që të jetë takuar me Kadri Veselin për t’i koordinuar veprimet e mundshme të koalicionit paszgjedhor. Lideri i AAK-së mbetet ende i vendosur që tryeza e 3 gushtit do të rikonfirmojë qëndrimin opozitar se ratifikimi i Demarkacionit është gabim trashanik.
AAK ende mbetet e vendosur në kundërshtimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë është e gatshme të paguajë çdo çmim.
Haradinaj, në një intervistë dhënë “Zërit”, ka thënë se partia e tij mbështet tryezën profesionale-shkencore për Demarkacionin, duke shprehur optimizëm se nga kjo do të dalin edhe rekomandime konkrete për dalje nga kjo situatë.
Por, thekson se nuk do të lejojnë assesi një ratifikim të tillë të Demarkacionit, i cili, sipas tij, do t’i sjellë dëme të mëdha vendit.
Haradinaj thotë se është optimist se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen këtë vit.