Haradinaj: Osmani e Kurti ia lehtësuan marrëveshjen Vuçiqit me Putinin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Osmani e Kurti ia lehtësuan marrëveshjen Vuçiqit me Putinin

    Insajderi
    31 May 2022 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar refuzimin e qeverisë ndaj gazit amerikan.

    Haradinaj e sheh këtë refuzim nga ana jonë, arsye kryesore që Vuçiq të nënshkruaj marrëveshje me Putinin.

    “Pra presidentja jonë ia ka mundësu një narrativë Vuçiqit të Serbisë e Putinit me heshtjen që e ka bërë ajo ndaj kryeministrit të Kosovës kur i ka thënë jo gazit amerikan”, tha Haradinaj.

    Haradinaj fajëson Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, që sipas tij ata nuk e kanë refuzuar vetëm gazin amerikan por thotë se ekziston një e gjatë e pasojave direkte për Kosovën.

    “Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e kanë mundësu këtë që po ndodhë me JO-në që i kanë thënë gazit amerikan prej Shkupit deri në Prishtinë, e që nuk është jo vetëm për energjinë ashtu siç thatë ju, lista është e gjatë e pasojave direkte jo rrethanore për Kosovën”, tha Haradinaj në Tëvë1.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark