Avokati Arianit Koci, ka njoftuar se Ramush Haradinaj, do të ngrisë padi kundër subjektit politik serb në Kosovë, Lista Srpska, pasi që kjo e fundit e ka quajtur atë “kriminel lufte”.
“Ramush Haradinaj më ka autorizuar që në emër të tij, të deponojë padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik, Lista Srpska”, ka thënë avokati Koci.
Arsye për deponimin e kësaj padie sipas Kocit, është se Haradinaj, “dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes, të dalin prej fushës politike, dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë”.
“Ky shtet duhet dhe do të funksionojë, mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Koci në fund të njoftimit. /Insajderi.com