Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publik, ku ka thënë se mund të zhbllokohen vetëm nga Kuvendi.
“Pagat që i bllokoi qeveria, mund t’i zhbllokojë vetëm Kuvendi”, shkroi ai në Facebook.
Sipas Haradinajt, kjo çështje kërkon zgjidhje urgjente.
“Situata e krijuar me mosrealizimin e pagave për sektorin publik, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe shpërfillje e skajshme e mijëra punëtorëve të këtij sektori”, tha ai.
Kreu i AKR-së përmendi rrugëdaljen e vetme.
“Rrugëdalja e vetme është thirrja me urgjencë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhej amandamentimi i Ligjit për shërbyesit civilë, që do të mundësonte një zgjidhje të menjëhershme, gjë që Aleanca do ta kërkojë qysh sot”, u shpreh Haradinaj.
“Çdo përpjekje tjetër, jo vetëm se është shkelje ligjore, por edhe keqpërdorim i të drejtës së patjetërsueshme që mbi 80 mijë njerëz të realizojnë të drejtën e tyre në pagë“.