Haradinaj paralajmëron: Kosovës mund t’i ndodh sulm terrorist si i Nicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj paralajmëron: Kosovës mund t’i ndodh sulm terrorist si i Nicës

    Insajderi
    18 July 2016 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Kosovën e re, Ramush Haradinaj tha se Kosova mund të jetë cak i terrorizmit religjioz dhe se duhet shtuar kujdesin për këto lloj sulmesh.

    “Unë mendoj se e kemi rrezikun e terrorizmit. Ata nuk lodhën për me e hedh në erë një Pazar a ndonjë treg të mbushur me njerëz”, tregoi Haradinaj në Klan Kosova, transmeton Insajderi.

    Ai tha se sulmi terrorist i Nicës mund të ndodh edhe në Kosovës, duke paralajmëruar se edhe në Kosovë ka terrorizëm, sikurse kosovarët që shkuan në Siri.

    Haradinaj kundërshtoi emërimet që kryeministri shqiptar i kishte dhënë presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan, si “vëlla”. Ai tha se nuk e konsideron si “vëlla” Erdoganin.

    “Jo. Nuk e kam vëlla, sepse unë jam shqiptar. Mund ta kem mik, shok, por asnjëherë vëlla”, deklaroi ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark