Haradinaj pas ndalimit të ish-policit të Kosovës në Serbi: Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët të mos udhëtojnë atje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas ndalimit të ish-policit të Kosovës në Serbi: Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët të mos udhëtojnë atje

    Insajderi
    10 June 2025 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndalimit të një ish-pjesëtari të Njësisë Speciale të Kosovës nga autoritetet serbe, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë thirrje që asnjë pjesëtar i UÇK-së, ish-zyrtar i institucioneve të sigurisë dhe as familjarët e tyre të ngushtë të mos udhëtojnë nëpër Serbi, duke e cilësuar situatën si të rrezikshme.

    “Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi”, ka shkruar Haradinaj.

    “Mos e bëni këtë!”, ka shkruar ai.

    Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, është ndaluar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025, rreth orës 09:00, në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

    Sipas MPJD-së, Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen, gjatë kthimit të tij nga Austria drejt Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark