×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Pas vizitës së shefit të CIA-s, Kurti i shymi dritat për hapjen e Urës së Ibrit

    Insajderi
    04 September 2024 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Kurti duke thënë se ai jo vetëm që është duke ndjekur agjendën e Serbisë por “është agjent i Serbisë”.

    “Jo vetëm agjendë, por Kurti është edhe agjent i Serbisë, punon për ta”, tha Haradinaj.

    Tutje kreu i AAK-së ka thënë se në Kosovë mund të ketë ende njerëz që mund të besojnë se Kurti është patriot, megjithatë thotë se aleatët e Kosovës nuk i besojnë Kurtit meqë ata e dinë të dallojnë patriotin e vërtetë dhe mashtruesin.

    “Kurtin ende mujn me e kuptu si patriot. Por aleatët tonë që i shërbjenë vendit vet dhe që vdesin për flamurin amerikan dhe që na rujnë qeh 25 vjet e na mbrojnë nuk po i besojnë Kurtit. Sepse dinë ta dallojnë patriotin e vërtetë dhe mashtruesin”, ka potencuar kreu i AAK-së.

    Lidhur me vizitën e shefit të CIA-s dhe synimin për hapjen e Urës së Ibrit, Haradinaj thotë se “Kurti i ka shymë dritat”.

    “Këto s’ndodhin pa vetëdije. Me e largu kaq shumë Kosovën prej SHBA-së s’ndodh rastësisht. I ka shkym dritat për Urën, s’guxon me folë mo. Me e mlu marren e Urës, po i bon disa lëvizje atje”, ka thënë kreu i AAK-së në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark