Haradinaj: Pas zgjedhjeve parlamentare, nisëm përgatitjet për zgjedhjet lokale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Pas zgjedhjeve parlamentare, nisëm përgatitjet për zgjedhjet lokale

    Insajderi
    13 February 2025 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se pas zgjedhjeve parlamentare, kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, shkruan Insajderi.

    Ai u shpreh se zgjedhjet e 9 shkurtit, i motivojnë për ta forcuar lidhjen me qytetarët.

    “Në takim me Kryesinë e Aleancës, analizuam rrugëtimin tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këto zgjedhje, na motivojnë edhe më shumë për të forcuar lidhjen me qytetarët dhe për të avancuar vizionin tonë për Kosovën”, shkroi ai në Facebook.

    Haradinaj tha se me vendosmëri të plotë, kanë niusr përgatitjet për zgjedhjet lokale që na presin.

    “Aleanca do të mobilizohet në çdo komunë, me programe dhe kandidatët më të mirë që do t’i shërbejnë qytetarëve”, u zotua ai duke shtuar se më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë për të sjellë ndryshimin që presin qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark