Dy gazetarët, Visar Duriqi e Fidan Rama kanë komentuar sulmet politike gjatë fushatës zgjedhore. Ata kanë përmendur deklartën e minsitres së Pubnëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, e cila hedhi akuza të ashpra ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar atë si frikacak dhe duke e lidhur me aktivitete të dyshimta.
Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zv.kryeministres Schwarz, duke e quajtur të papranueshëm shpifjen që përfshin akuzat për krim, veçanërisht kur bëhet fjalë për njerëz që kanë humbur të afërm në luftë.
“Me i thonë kriminel dikujt që e ka oborrin plot varre, s’ka arsyetim’, ai ka thënë se një narrativë e tillë nuk meriton asnjë koment, duke e cilësuar si të pabazuar.
Duriqi, ka shtuar se Haradinajt nuk i janë kundërpërgjigjur sulmeve të vazhdueshme të zv.kryeministres, duke respektuar babain e saj, i cili kishte një rol të rëndësishëm në Kosovë.
Në anën tjetër, Rama ka kritikuar pozitat e kryeministrit Albin Kurti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se “Kurti po kërkon ta përjashtojë UÇK-në nga skena politike”.
Duke folur për qasjen e Kurtit ndaj liderit të AAK-së Haradinaj, Rama tha se kjo nënkuptohet sepse “Haradinaj është figura e fundit që i ka mbet UÇK-së në politikë. Haradinaj për Kurtin është pengesa e fundit”.