Haradinaj për aplikimin e Kosovës në KE: Lajm i mirë për vendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për aplikimin e Kosovës në KE: Lajm i mirë për vendin

    Insajderi
    12 May 2022 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) është lajm i mirë për vendin.

    Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova ka marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, tash e sa vjet.

    “Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e sa vjet. Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin”, tha ai.

    Sipas tij, është jetike për Kosovën që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit.

    “Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark