Haradinaj për Ditën e Dëshmorëve në Rahovec: Sakrifica e të rënëve është e përhershme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Ditën e Dëshmorëve në Rahovec: Sakrifica e të rënëve është e përhershme

    Insajderi
    12 May 2024 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve në Rahovec, duke thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin dhe Malësi të Vogël shënuan një kapitull të ri të luftën çlirimtare në Zonën e Operative të Pashtrikut.

    Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar  se heroikisht më 12 maj 1998 ranë Milaim Krasniqi e Elmi Morina, e një vit vit më pas ra Bedrush Gashi.

    “Sot, i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, mora pjesë në manifestimin qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Gradish. Sot kujtojmë gjithashtu, në ditën e përjetësimit, udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Po ashtu, kujtojmë e nderojmë të rënët në Katundin e Ri të Pejës, të ekzekutuar nga dora e shtetit fashist serb. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj”, ka shkruar Haradinaj.

    Kreu i AAK-së po ashtu ka shprehur lavdi për të flijuarit për lirinë e Kosovës.

    “Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës ndër breza! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë e përhershme”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark