![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Teksa na ndajnë më pak se 30 orë nga përfundimi i fushatës zgjedhore, koalicioni AAK-NISMA vazhdon takimet me qytetarë.
Kësaj radhe në njërin prej tyre ishte i pranishëm edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai para të pranishmëve prezantoi kandidatin e 103-të në listën zgjedhore, Engjëll Koliqin.
“Në shenjë respekti për popullin e Karadakut, jam i nderuar që e kemi në listë profesorin tonë të nderuar, një intelektual e atdhetar, para së gjithash një njeri ma të mirin në botë, Engjull Koliqin”, ka thënë Haradinaj.