×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për kërkesat e Vuçiqit: Terrenin ia krijoi politika shkurtpamëse e Kurtit

    Insajderi
    14 September 2024 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konferencës së djeshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Haradinaj tha se se kërkesat e tij janë “veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”.

    “Ai e ka minuar procesin e dialogut për njohje. Ai i ka urdhëruar serbët lokal të braktisin jetën institucionale. Ai i ka urdhëruar ata t’i braktisin zgjedhjet. Ai i ka mbështetur grupet kriminale dhe i ndikuar edhe nga Rusia, ka hartuar skenar për destabilizimin e Kosovës. Prandaj kërkesat e tij sot, janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

    Tutje, ai ka thënë se Serbisë iu krijua terreni nga Qeveria Kurti.

    “E dhimbshme, por fatkeqësisht terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe.  Me Serbinë ka veç një zgjidhje, njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark